"Vodafone" dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Punonjësit e Vodafone Albania dhurojnë gjak për fëmijët e sëmurë me talasemi. Për të 8-in vit radhazi, kjo kompani është bërë pjesë e sensibilizimit në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë.Fuada Daco, Menaxhere e Komunikimit të Brendshëm në Vodafone Albania shprehet se nisma e dhurimit të gjakut do të vazhdojë për të shpëtuar më shumë jetë.Sekretarja e degës së Tiranës për Kryqin e Kuq Shqiptar i bëri apel edhe institucioneve të tjera që ti bashkohen nismës së Vodafon Albania.Vodafone Albania i kushton mjaft vëmendje problematikave sociale të komunitetit dhe çdo vit kompania cakton fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetjen sociale.