SHBA e NATO: Rusia nuk po tërhiqet, 40 mijë trupa ruse në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja thonë se nuk ka shenja që tregojnë se 40 mijë trupat ruse po tërhiqen nga kufiri me Ukrainën, pavarësisht nga deklaratat që bëri një ditë më parë presidenti rus.Në komentet për shtypin në Moskë, Presidenti Vladimir Putin tha se u ka bërë thirrje separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore të shtyjnë referendumin për shkëputje, që ishte planifikuar për të dielën. Ai këmbënguli gjithashtu se forcat ruse janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën.Në komentet që ka bërë në avionin presidencial, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se tërheqja ruse do të ishte një hap pozitiv.Por zëdhënësi thotë se nuk ka prova për pretendimet ruse.Ndërkaq, rojet ukrainase të kufirit kanë marrë furnizime me pajisje ushtarake amerikane jovdekjeprurëse dhe po diskutohen ndihma të tjera për ushtrinë ukrainase.Presidenti rus Vladimir Putin, në konferencën për shtyp me presidentin e radhës të OSBE-së ka deklaruar se Rusia ka tërhequr trupat e saj nga kufiri ukrainas, ato ndodhen në vendet ku kryejnë stërvitjet e rregullta dhe poligone.Sipas Putin kjo mund të verifikohet fare lehtë përmes kontrolleve nga ajri.Gjatë kësaj konference Putin u bëri thirrje separatistëve në Lindje të Ukrainës të shtyjnë planet për një referendum më 11 Maj, mbi statusin e rajoneve kryesisht rusisht-folëse.Sipas Putin kjo bëhet me arsyetimin se duhet të krijohen kushtet e nevojshme për dialog mes palëve".Në tërheqjen e tij Putin dekalroi se është i gatshëm të "gjejë rrugëzgjidhje për daljen nga kriza".Ndërkaq aktivistët pro-rusë në lindje të Ukrainës po konsiderojnë edhe një propozim të presidentit Putin, për mbajtjen e një referendum për të shpallur autonominë. Ata kanë vendosur të mbajnë këtë të diel një referendum në qytetet Donjetsk dhe Luhansk, për të cilën po përgatiten edhe miliona fletë-votimi./nzh/oranews online/