Atmosferë festive në Shkodër, pritet me hare festa e luleve

Me mbi 150 tekste këngësh kushtuar atyre, që janë identiteti i këtij qyteti, Shkodra ka pritur në një atmosferë të veçantë edhe këtë vit festën e luleve.Pedonalja kryesore e qytetit gumëzhinte nga lëvizjet e qytetareve dhe atmosfera e bukur, që krijonin fëmijët me lule shumëngjyrëshe në duar.Minikoncertet dhe panairet e luleve ishin kryefjalë e kësaj dite plot aromë Shkodre.