Shtesë pensioni 2 aktorëve e trajnerit, njohje e patentave Shqipëri-Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2014, 18:17
Tiranë- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimet për caktimin pensioneve të posaçme për aktoren Hajrie Rondo, aktorin Bujar Lako si dhe sportistin Astrit Greva.“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Hajrie Rondo, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal”- thuhet në vendimin e KM.Aktorja Hajrie Rondo vuan nga një sëmundje e rëndë dhe pak kohë më parë u hap edhe një fushatë në rrjetet sociale për ta ndihmuar financiarisht.Një vendim ka qënë njohja e patentave shqiptare dhe turke të automjeteve, në të dy vendet.