“Mjeshtri i arrative” ikën sërish nga burgu,preu hekurat me sharrë
Itali- Arratiset sërish Valentin Frrokaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje, u arratis nga burgu Pagliarelli i Palermos. Shqiptari 36-vjeçar, ka prerë hekurat e qelisë së tij me mjete të mprehta dhe është larguar. Frrokaj ishte arratisur edhe më parë nga burgu i Palermos, në shkurt të 2013,por ishte kapur vetëm disa muaj më vonë.Patrulla të shumta policie po e kërkrojnë të arratisurin. Për kërkimin e tij, janë vënë në dispozicion edhe disa helikopterë .36-vjeçari ka veshur një palë xhinse dhe një T-shirt të bardhë.Deri në shkurt, 35-vjeçari po shlyente dënimin e përjetshëm për vrasjen në Breshia, në vitin 2007, të Elton Llahos. Ndërkaq, Frrokaj u arratis bashkë me Taulant Tomën (ende në kërkim), porse edhe 29-vjeçari Toma e kishte një arratisje në CV-në e tij, kur më 2007-ën iku nga burgu i Ternit.