Deputeti i paraburgosur i “Agimit të Artë” qan në Parlament: Jam patriot
Deputeti i “Agimit të Artë" Stathis Bukuras ka shpërthyer në lot në një fjalim, që mbajti para parlamentit grek, e ku u fokusua te patriotizmi e dashuria për atdheun e tij.Edhe pse ndodhet në paraburgim Stathis Bukuras së bashku me deputetin tjetër Jorgos Gjermenis u lejuan të mbanin një fjalë në Kuvendin grek.Bukuras tha se rastësisht është bërë deputet i Agimit të Artë, por sipas tij nuk është fajtor për asgjë, por është thjesht një patriot i mire."Nuk jam fashist, nuk jam nazist! Jam patriot! E dua këtë vend, punoj e rropatem për të, sepse dua një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për fëmijët grekë"- tha deputeti i Agimit të Artë.
(Në foto deputeti i "Agimit te Artë" Stathis Bukuras duke mbajtur fjalim i perlotur)Mbërritja e dy deputetëve të paraburgosur në ambjentet e parlamentit u bë nën masa të rrepta sigurie. Ata mbërritën nëpërmjet parkingut të nëndheshëm me makinë policie dhe me pranga në duar.Ndërsa në momentin, që mbajtën fjalën e tyre para deputetëve, atyre u hoqën prangat. Pas fjalimit në Kuvend dy deputetët u kthyen në qeli në burgun e Nafplios.Ata akuzohen për pjesëmarrje dhe drejtim të organizatës kriminale si dhe posedim të paligjshëm armësh dhe eksplozivi.