Vendimi i qeverisë: Blerjet on-line pa taksa deri në 200$
Tirane- Qeveria lehtëson blerjet e mallrave online. Me një vendim të djeshëm Këshilli i Ministrave vendos pagesën e taksës doganore për mallra me vlerë mbi 200 $ ndërkohë që deri tani taksoheshin mallrat me vlerë nga 100 $.Kjo rritje e tavanit të vjen pasi kohët e fundit blerjet online janë shtuar shumë.Me botimin e këtij vendimi në Fletoren Zyrtare të gjitha ata, që blejnë online paguajnë TVSH për blerjet mbi 200 dollarë (20 mijë lekë të reja). “Vlera 10 mijë lekë për dërgesat me vlerë të papërfillshme ka qenë e përcaktuar në VKM e dispozitave që në miratimin e saj, në vitin 1999, kohë në të cilën fenomeni i blerjeve online nuk ekzistonte. Ndërsa aktualisht me zhvillimin e këtij transaksioni vlera prej 10 mijë lekësh përjashtohet nga detyrime doganore, konsiderohet e ulët" - thuhet në relacion.Vendimi i KM “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 199, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi:Pika 2, e nenit 504, të seksionit 5, të kreut 2, të pjesës III, të vendimit nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:“2. “Mallra me vlerë të papërfillshme” do të thotë: mallra, vlera përmbledhëse e të cilave nuk i kalon 20 000 (njëzet mijë) lekë për çdo dërgesë.”.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”/at/oranews online/