Rama ironizon Bashën: Çdo shakaxhi i viteve'30 do të kishte zili
Tiranë- Kryeminitri Edi Rama ironizon shefin e opozitës, Lulzim Basha, lidhur me procesin e legalizimeve. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, Rama shprehet se çdo lloj shakaxhiu i perparimit te viteve'30 do e kishte zili shakaxhiun e sotem opozitar."Rama po legalizon me tapite qe ne ia beme gati!" Cdo lloj shakaxhiu i perparimit te viteve'30 do e kishte zili shakaxhiun e sotem opozitar!shkruan Kryeministri.Më herët kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me banorët e zonave informale të Tiranës deklaroi se qeveria Rama po mashtron lidhur me premtimin për legalizime falas.Sipas tij jo vetëm që qyetarëve do tu kushtojnë më shtrenjtë se më përpara, por ai akuzoi qeverinë se po ecën me ritme shumë të ngadalta dhe se po bën show me certifikatat e përgatitura nga administrata e mëparshme.