Shpallen 5 projektpropozimet më të mira Branding Albania
Tiranë- Përzgjidhen 5 projekt-propozimet më të mira që do të kalojnë në fazën e dytë të konkursit ndërkombëtar Branding Albania për logon, sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë.Nisma e Qeverisë Shqiptare, e cila synon të promovojë identitetin e Shqipërisë në tregun botëror bashkoi 3 Ministri, atë të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipëmarrjes dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të cilat shpallën në 8 Prill çeljen e konkursit.Mbi 100 kompani dhe individë, vendas dhe të huaj u rregjistruan në faqen e dedikuar të internetit nextgenerationalbania.info. Proçedura e konkursit kërkonte që të interesuarit të regjistroheshin fillimisht online, duke plotësuar një formular pjesëmarrje dhe më pas të dorëzonin projektet e tyre brenda datës 30 Prill 2014.Tiranë- Në total numri i projekteve të dorëzuara arriti në 38. Konkursi arriti të sigurojë pjesëmarrje nga kompani dhe individë vendas, nga vendet e rajonit, Evropa dhe Amerika.Në përfundim të afatit të Fazës së parë të Konkursit, Juria ndërkombëtare e Zgjedhjes Paraprake, vlerësoi me kujdes të gjitha punimet dhe përzgjodhi 5 propozimet më të mira.
Konkursi ishte anonim dhe Juria e ka bërë përzgjedhjen e saj vetëm mbi bazën e propozimeve të mbërritura. Të gjitha kompanitë janë ftuar në datën 16 Maj në Tiranë, ku përpara një Jurie Ndërkombëtare do të prezantojnë drejtpërsëdrejti përpara Jurisë Ndërkombëtare Finale dhe publikut propozimet e tyre.Në 16 Maj do të përzgjidhet fituesi i konkursit dhe do të ndahen çmimet e paracaktuara. Do të ketë 3 Çmime për tre propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendase. Janë 13 studio vendase dhe grupime që kanë dorëzuar projektpropozimet e tyre.Lista e 5 propozimeve më të mira, mes 38 propozimeve të dorëzuara u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët janë: Alastair Campbell, Rana Nejem, Paavo Pettai, Christiphe Ginisty, John Kester, Mimoza Kusari Lila dhe Eglantina Gjermeni.Ndërkohë që Juria Finale në datë 21 Shkurt do të ketë 9 anëtarë, mes tyre Gazetarin e njohur Bruno Vespa dhe Ahmed Obaid Al Mansoori.Në eventin e datës 16 Maj do të prezantohen të gjitha propozimet e mbërritura në adresë të konkursit ndërkombëtar për Branding Albania.