Vlorë, asgjesohen 1000 rrënjë bime narkotike gjatë 24 orëve të fundit
Vlorë- Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë në kuadër të një aksioni “anticanabis” kanë bërë të mundur zbulimin dhe asgjesimin e rreth 1000 rrënjë bime narkotike të kultivuara.Më konkretisht ditën e djeshme në fshatin Lapardha në vendin e quajtur Vathra” janë konstatuar 3 parcela të mbjella me lëndë narkotike si ajo e llojit “Cannabis sativa”.Në total në këto 3 parcela janë gjetur të kultivuara 300 rrënjë bime narkotike. Lënda narkotike është asgjesuar në vend nga punonjësit e policisë.Ndërsa ditën e sotme në fshatin Rexhepaj në vendin e quajtur “Grapth” përgjatë lumit në një zonë të pyllëzuar me pemë janë gjetur të kultivuara në 2 parcela rreth 660 rrënjë narkotike, 450 rënjë në një parcel dhe 210 në parcelën tjetër.Në total nga ky aksion është bërë i mundur që të asgjesohen rreth 1.000 rrënjë bime narkotike e llojit cannabis sativa.Për të dyja rastet nga efektivat e Komisariatit të Policisë Vlorë u krye dokumentimi i plotë ligjor dhe materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.