Iphone, i pasigurt për privatësinë e e-maileve

Apple i ka siguruar përdoruesit e saj se i kodon materialet që vijnë të bashkëngjitura në e-mail, por sipas një kërkimi për sigurinë, kjo nuk është e vërtetë.Një ekspert gjerman për sigurinë, ka zbuluar se gjithkush që merr pajisjejen tënde Apple, mund të aksesojë materialet që  janë në e-mail, edhe nësë smartphone është i kyçur më një fjalëkalim.Kjo është një e metë e madhe në sigurimin e privatësisë  dhe është më problematike tek pajisjet e vjetra të Apple.Që nga publikimi i iOS 4, në 2010, Apple i ka siguruar përdoruesit e saj se i ruan materialet e tyre me një shtresë shtesë sigurie. Por, kërkuesi gjerman zbuloi se materialet e bashkëngjitura në e-maile faktikisht, nuk kriptohen. Madje, është shumë ë lehtë t’i aksesosh ato.Ka shumë mënyra se si hakerat arrijnë të aksesojnë materialet në një iPhone edhe kur ai është i kyçur dhe i ruajtur me një fjalëkalim.Nga ana e saj, Apple tha për CNN se ata ishin në dijeni të këtij problem dhe po përpiqeshin që ta zgjidhnin dhe ta riparonin në update-t e ardhshme të softuerëve që do të publikojë, por nuk deklaroi se kur do të ndodhë kjo gjë.