Jasmina kërkon të ecë, apeli për 5 mijë € në ndihmë të 2-vjeçares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2014, 13:21
Ajo është vetëm 2 vjeç e gjysëm, por fati deshi që të lindë me një problem të madh në të dyja këmbët e saj, duke e privuar nga e drejta për të ecur. Jasmina Paravina nga Korça, 2-vjeçarja që vuan nga sëmundja "Displazia zhvillimore". Ndërsa sot të dy prindërit të pa punë nuk kanë mundësi financiare për të realizuar një operacion në Maqedoni i cili kushton rreth 5mijë Euro dhe që me anë të tij Jasmina e vogël mund të ecë pa probleme.