Basha denoncon aktet antiligjore të qeverisë tek drejtori i Zgjerimit në KE

Tirane- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau shqetësimet e opozitës me drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian, Jean-Eric Paquet.Gjatë takimit që u zhvillua në orët e mëngjesit në zyrën e Bashës, u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend.Basha tha se maxhoranca po u prek pavarësinë institucioneve të pavarura dhe po sulmon sistemin kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve, duke përmendur si shembuj ndryshimet e ligjit për ILDKP-në, edhe në rastin më të fundit të ndërprerjes së paligjshme të mandatit të kryetarit të AMA-s.Sipas njoftimit të zyrës së PD, Basha nënvizoi në takim se nuk ka asnjë reflektim pozitiv nga mazhoranca për kërkesat e opozitës për transparencë dhe kontroll parlamentar të ekzekutivit, dhe se qeveria vazhdon të veprojë në shkelje të ligjit dhe të vendimeve të gjykatave si në rastin e largimeve të paligjshme nga puna ashtu edhe në shkatërrimin e pronave të qytetarëve shqiptarë dhe shkelje të tjera të të drejtave ligjore e kushtetuese të tyre.Basha ngriti edhe shqetësimin për situatën e rendit dhe shumëfishimin e sasisë së drogës tranzit apo të prodhuar në Shqipëri, drejt Italisë dhe Greqisë, është shumë shqetësuese për opozitën.Po ashtu kreu i PD shprehu shqetësim për situatën ekonomike apo ndryshimet në policinë e shtetit. Por Basha nënvizoi gjatë takimit me drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian, Jean-Eric Paquet se opozita mbështet marrjen e statusit të vendit kandidat bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Europian dhe plotësimin e kritereve të vendosura.sg/oranews online/