Pengmarrja e 1999, Opozita: Artan Didi vrau një nga pengjet e Flamur Pislit

Tirane- Opozita dyshon se Artan Didi, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka vrarë një nga pasagjerët e pafajshëm të autobusit i cili u mor peng nga Flamur Pisli në 28 maj 1999.Sot në Komisonin Hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit,  kryetari Arben Ristani, paraqiti si provë materiale, videon e xhiruar nga mediat greke, ku fokusoheshin   momentet e ndërhyrjes së Forcave Speciale, për të  liruar qytetarët nga autobusi i cili u mor peng nga Flamur Pisli.Sipas tyre  personi që udhëhoqi këtë operacion ku përvec pengmarrësit Pisli,  mbeti i vrarë gabimisht dhe një pasagjer, ishte Artan Didi, në atë kohë shef  i Forcave speciale sot Drejtor i Policisë së Shtetit."Personi që dyshojmë se është drejtori  Përgjithshëm i Policisë me automatik në dorë i  afrohet derës  dhe vret një qytetar të pafajshëm” tha kreu i Komisionit hetimor, Arben Ristani duke shtuar se kjo video do i jepet si provë prokurorisë.Reagon Balla: Videoja provë e një pune të shkëlqyer të DiditAkuzat dhe provat e pretenduara,  opozita i paraqiti në mungesë të mazhorancës, pasi ata refuzuan të bëheshin pjesë e komisionit. Por nënkryetari i Komionit Hetimore Taulant Balla, jashtë komisionit tha se videoja nuk ul dhe nuk flet keq për punën e bërë nga Didi, por është një provë më shumë për punën e tij të shkëlqyer duke vene ne rrezik jeten e tije ne perballje me krimin.Deklarata"Në vijim të komunikimit të mëparshëm lidhur me gjithçka ndodhi sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit, besoj se është e qartë për këdo që deputetët e PD në mungesë të fakteve konkrete për alibitë që ngritën dhe baltën që hodhën mbi punën e Policisë së Shtetit nuk arritën sot të kishin një raport përfundimtar i cili është i detyrueshëm të prezantohet nga ana e Kryetarit, - sigurisht ne i japim kohë përsëri, ta shfrytëzojnë kohën.Ajo që dua të them është se është qesharake pretendimi për një video e cila sigurisht, që jo vetëm nuk ul dhe nuk flet keq për punën e punonjësit të shtetit shqiptar Artan Didi, përkundrazi është një provë më shumë për një punonjës të shkëlqyer të Policisë së Shtetit, që ka vënë jetën në rrezik në përpjekjet me element kriminal dhe i ftoj deputetët e PD që ta përdorin përsëri në kundërshtim me rregulloren por nuk prish pune, sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të transmetojnë edhe një video tjetër ku z. Didi i cili është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është në përpjekje edhe me element kriminal të grupeve terroriste si Al- Kaeda, këtu në Tirane për të cilën është dekoruar nga Presidenti i Republikës, për punën e shkëlqyer.Por ky është modeli i ri i punonjësit të Policisë së Shtetit. Punonjës i shtetit që ia ka vënë jetën e tij në dispozicion të interesave të shtetit. Ndërkohë, që modeli vjetër i policisë së shtetit, ai para 23 qershorit ishte modeli i Kuliçit me shokë, që në vend se të bënin punën e detyrën e policisë së shtetit në shërbim të interesave e qytetarëve shqiptarë, harxhonin ditën në zyrat e policisë së shtetit me elementët kriminal dhe me trafiqet, kryesisht me atë të naftës “Vergin”, të cilën Kuliçi me shokë e ka ditur mirë.Pra, ajo që bëri sot Partia Demokratike me deputetët e saj, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit por nuk prish punë, treguan edhe njëherë sesa i shkëlqyer është në detyrën e vetë si punonjës i Policisë së Shtetit, zoti Didi, në çdo rast që i është dhënë mundësia, në çdo përballje me elementë kriminal. Dhe sa e madhe është diferenca ndërmjet policisë së rilindur të shtetit sot nën drejtimin e zotit Didi me policinë e shtetit para 23 qershorit, me modelin tashmë të dalë në pension të Agron Kuliçit me shokë".Kreu i Komisionit, Arben Ristani, ne mbledhje prezantoi dhe një listë personash të shkarkuar nga policia për lidhje me elementë kriminalë, për trafiqe apo korrupsion dhe të ripranuar sërish në polici.(Video e paraqitur nga opozita në Komisionin Hetimor)(Video: Pamjet e lëshuara nga mediat greke)sg/oranews online/