Hersi Matmuja dhe veshjet e saj në Eurosong 2014

Shqipëria mbetet sërish jashtë dhe larg finales së Eurosong.

Hersi Matmuja nuk arriti të kualifikohet për në natën finale të "Eurosong".

Rrugëtimi i Shqipërisë mori fund mbrëmjen e parë të këtij kompeticioni muzikor, që këtë vit u zhvillua në Kopenhagen të Danimarkës.

Mbrëmë përfaqësuesja shqiptare interpretoi e gjashta në radhë këngën "One Night's Anger", "Zemërimi i një natë", një kompozim i Genti Lakos, por që nuk arriti të kualifikohej për në natën finale.

Përveç performancës dhe vokalit të saj, ajo që ka spikatur më shumë ka qënë fustani i argjendtë i Hersit e mbi të gjitha tatuazhi në shpinë, shqiponja dy krenare.

Nga 16 këngë pjesëmarrëse, vetëm 10 prej tyre kanë arritur të kalojnë në fazën tjetër gjysmë-finale.

Ja disa fustane të veshura nga Hersi gjatë performancave të saj në Eurosong 2014.