Trageti në Kore u mbyt nga mbingarkesa, shkak edhe paaftësia për ta balancuar
Mbingarkesa dhe dështimi për ta balancuar atë siç duhej, duket se kanë qënë shkaktarët për fundosjen e tragetit "Sewol" në Korenë e Jugut, muajin e kaluar.Kjo është bërë publike nga ekipi i përbashkët i policisë dhe hetuesve, të cilët kanë investiguar shkaqet e fatkeqësisë. Kjo është hera e parë që hetuesit koreano-jugore thonë se ishte pikërisht ajo që besonin ata, rezultoi edhe si shkak i animit dhe përmbysjes së 16 Prillit, ku mbetën të paktën 267 persona të vdekur.Detyra e vështirë e nxjerrjes së trupave njëri pas tjetrit nga trageti i mbytur koreano-jugor është goditur nga një ngjarje e dhimbshme të martën, kur një polumbar me eksperiencë humbi ndjenjat dhe ndërroi jetë. Pavarësisht humbjes së kolegut të tyre, afro 130 polumbarët e tjerë vazhdojnë të kërkojnë në anijen e zhytur. Ata duhet të nxjerrin ende trupat e 35 personave të tjerë, që rezultojnë të zhdukur.Numri i viktimave të tragjedisë së tragetit ka shkuar tashmë në 267, pa përfshirë polumbarin, i cili më vonë u identifikua si Lee, por pa dhënë emrin e plotë. 5 minuta pas zhytjes së tij, duket se atij i kanë lindur probleme me furnizimin e oksigjenit."Kolegët shkuan në kohë për ta shpëtuar, por Lee ishte i pandërgjegjshëm dhe nuk mundte të merrte frymë vet", tha zëdhënësi i qeverisë, Koh Myung-suk. Lee kishte 30 vjet që shërbente si zhytës, thanë zyrtarët.Trageti u mbyt më 16 Prill, teksa ishte në kthim nga Incheon-i në veri, drejt ishullit turistik të Jelu-së, në jug-perëndim të vendit./nzh/oranews online/