Shqipëria jashtë finales së Eurosong Hersi Matmuja skualifikohet

Kopenhagen- Shqipëria mbetet sërish jashtë dhe larg finales së Eurosong.Hersi Matmuja nuk arriti të kualifikohet për në natën finale të "Eurosong".Rrugëtimi i Shqipërisë mori fund mbrëmjen e parë të këtij kompeticioni muzikor, që këtë vit u zhvillua në Kopenhagen të Danimarkës.Mbrëmë përfaqësuesja shqiptare interpretoi e gjashta në radhë këngën "One Night's Anger", "Zemërimi i një natë", një kompozim i Genti Lakos, por që nuk arriti të kualifikohej për në natën finale.Përvec performancës dhe vokalit të saj, ajo që ka spikatur më shumë ka qënë fustani i argjendtë i Hersit e mbi të gjitha tatuazhi në shpinë, shqiponja dy krenare.Nga 16 këngë pjesëmarrëse, vetëm 10 prej tyre kanë arritur të kalojnë në fazën tjetër gjysmë-finale.Të gjitha këngët që u prezantuan në edicionin e këtij viti në Eurosong, sikurse edhe më parë, janë shoqëruar me një klip prezantues kun ë fund shfaqet edhe flamuri i shtetit përkatës. Këngëtarja Hersi Matmuja kishte zgjedhur si kartolinë prezantuese vehten e saj ndërsa ka qënë duke realizuar në trup edhe tatuazhin e simbolit kombëtar shqiptar.Ndonëse nuk arriti të kualifikohet në natën finale, performance e këngëtares shqiptare është komentuar dhe vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale nga artistë shqiptarë dhe jo vetëm, të cilët kanë publikuar edhe foto apo video nga interpretimi i artistes shqiptare. Mali i zi, Hungaria, Rusia, Armenia, Azerbejxhani, San Marino, Ukraina, Suedia, Holada dhe Islanda janë shtetet që janë kualifikuar për në finale./sg/oranews online/