Turneu "Albania Open" nis sot udhëtimin në Vlorë

Vlorë- Sot starton turneu "Albania Open" i organizuar nga Alket Islami dhe media partner, RTV Ora News.Ky aktivitet është i përvitshëm për aeronautikën shqiptare dhe në të marrin pjesë parashutistë nga disa vende të Europës.Si çdo vit turneu "Albania Open" oganizohet në Vlorë ku parashutistë të shumtë bëjnë hedhjet e tyre nga maja e malit të Shushicës për në bregdetin e Vlorës.Edhe sivjet ky aktivitet i kthyer në traditë do të ketë 4 ditë garime, më pas do të zhvillohet dhe mbrëmja gala, ku pritet të ndahen dhe çmimet për fituesit.RTV Ora News do të transmetojë live aktivitetin 4 ditor të turneut "Albania Open" në orare të ndryshme të ditës.Ndërsa do të transmetohet live në  Ora News edhe spektakli që do të zhvillohet për ndarjen e çmimeve të shtunën në orën 21: 00./nzh/oranews online/