Raporti: Shqipëria me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon
Tirane- Vdekshmëria e fëmijëve nën moshën 5 vjeç në vendin tonë mbetet e lartë. Raporti i fundit i "Save the Children" tregon se në 1000 fëmijë, që i përkasin kësaj grupmoshe, 16 prej tyre vdesin.Raporti i përvitshëm "Situata e Nënave në Botë", tregon se Shqipëria renditet e 83-ta, duke rënë me dy shkallë në krahasim me vitin e kaluar.Sipas këtij raporti, vendi ynë sëbashku me Rumaninë, Turqinë dhe Bullgarinë në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë shkallën më të lartë të vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç.Shqipëria ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë, për këtë grupmoshë krahasuar me të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik, respektivisht kjo shkallë është 16.7 vdekje për 1.000 lindje te gjalla. Të gjitha vendet e tjera në rajon kanë shkallë më poshtë se 12 për 1.000 lindje të gjalla.Veç këtij treguesi, raporti është bazuar edhe në rrezikun e vdekshmërisë së nënave dhe sipas raportit në 2.200 raste vetëm një grua mund të humbë jetën gjatë shtatzanisë apo në lindje, duke pasur kështu një tregues pozitiv.Tregues tjetër është mesatarja e viteve të shkollimit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë dhe pjesëmarrja e grave në politikë.Në këtë tregues pritshmëria është vetëm 10.8 vite shkollimi formal dhe kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 119 (nga 178 vende) në botë në aspektin e arritjeve arsimore.Krahasuar me fëmijët në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Shtetet e Pavarura të Commonwealth-it fëmijët shqiptarë kryejnë vite shkollimi më pak se fëmijët në të gjithë rajonin.-Për pjesëmarrjen e grave në politikë, Shqipëria renditet mes 40% të vendeve me nivelin më të ulët.Sipas "Save the Children" "çdo ditë, rreth 800 nëna dhe 18.000 fëmijë të vegjël vdesin nga shkaqe kryesisht të parandalueshme. Mbi gjysma e këtyre vdekshmërive të nënave dhe fëmijëve nën moshën 5 vjeç ndodhin në vende me situate të brishtë, të cilat kanë rrezikshmeri të lartë ndaj konfliktit dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të fatkeqësive natyrore."Evropa vazhdon të dominojë vendet e para në treguesin e Nënave në Botë, ndërsa vendet e Afrikes sub-Sahariane renditen si vendet e fundit.
