Majko: Grushti simbol i bashkimit, s'na bën komunist përshëndetja
Tirane- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko përmes një postimi në facebook i është përgjigjur mbrëmë akuzave të opozitës pas nderimit me grusht në Varrezat e Dëshmorëve. ( Ne foto) Majko thotë se grushti është simbol i bashkimit kundër pushtuesve.“Per ata qe cuditen pse kam ngritur "grushtin" ne varrezat e deshmoreve ju them shkurt se ai ishte simboli i bashkimit kombetar kunder pushtuesve te vendit. Ata qe rane e kishin simbol te perpjekjes ne te cilen dhane jeten.Mirenjohje ne kujtesen time ze sot ambasadori amerikan dhe miku im Frouik qe ne festen e cetes se Gore-Oparit pershendeti me grushtin lart veteranet e LANC-it... Nuk na ben komunist pershendetja miqte e mi ashtu si opoziten nuk e ben te "djathte" diskutimi per tema te tilla.” Shkruan Majko në profilin e tij zyrtar në facebook.(Postimi i deputetit Pandeli Majko në Facebook)
ju ka bere pershtypje grushti i nje deputeti ne kujtim te deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, simboli i tyre ne diten e tyre?!!
Po pune e madhe!! Habituni!!
Nje pyetje kam:
Po pse nuk ju beri pershtypje gishti ne armen e shtetit qe vrau kater njerez mu ne mes te bulevardit "Deshmoret e Kombit"?" shkruan Braçe në facebook.
(Në foto postimi i deputetit Erjon Braçe në Facebook) /sg/oranews online/