Shkup, Familja shqiptare kërcënohej nga huliganët, azil në Gjermani
Maqedoni- Familja Zeqiri nga Radishani i Shkupit braktisën sot shtëpinë e tyre duke ikur drejt Gjermanisë për një jetë më të sigurtë dhe për të kërkuar statusin e azilit.Me lot ndër sy, 16 anëtarë të familjes shqiptare 50-të anëtarëshe nga Radishani i Shkupit, të hënën lëshuan shtëpinë dhe u nisën për në Gjermani, ku dhe do të kërkojnë azil. Pas tyre do të ikin dhe të tjerët, përveç, njërit vëlla, Faikut, i cili nuk e ka ndërmend që të lëvizë.“Nuk mundëm më. Jeta e fëmijëve qenka më e dhimbshme se prona, pasuria e shtëpia. Po iki me një peng në zemër. Ma rrahën loken në oborr të shtëpisë. Kurrë nuk mund ta harrojë këtë”, tha me lot në sy vëllai më i madh, Ziberi.Familja Zeqiri ka dhjetë vjet që është nën kërcënimet e vazhdueshme të huliganëve maqedonas. Dy herë i kanë hedhur bomba në shtëpi, dy herë të tjera kanë hedhur nga 30-të shishe koktej molotovi, ndërsa në rastin e fundit, më 13 prill, 30-të persona tentuan të hynin me dhunë në këtë familje, ku dhe e shtypën me makinë gjyshen, 75 vjeçaren Sherife Zeqirin.Kryetari i Forumit Ndërkombëtarë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Idriz Sinani thotë se kjo që po i ndodh kësaj familjeje patriotike shqiptare është një hakmarrje e maqedonasve për luftën e vitit 2001./ina/oranews online/