55 deputetë letër Krasniqit për shpërndarjen e Parlamentit
Kosovë- 55 deputetë të Kosovës, para pak minutave i kanë dërguar një letër kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rëndit të ditës, shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.KosovaPress ka siguruar letrën e dërguar para pak minutave në të cilën thuhet:"Duke u bazuar në marrëveshjen e arritur të liderëve të partive politike dhe me qëllim të ruajtjes dhe funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, ne deputetët e nënshkruar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkojmë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike", thuhet në lerën e nënshkruar nga 55 deputetë.Deputetët kërkojnë që seanca e jashtëzakonshme të mbahet nesër rreth orës 12:00.(Në foto: letra e nëshkruar nga 55 deputetët drejtuar, Jakup Krasniqi)