Qeveria shkarkon Frrok Çupin nga Qendra e Artit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2014, 19:11
Tiranë- Pas mbledhjes së mbajtur pasditen e sotme, Këshilli i Ministrave ka zbardhur vendimet e marra. Ndër vendimet më të rëndësishme është ai për përcaktimin e kushteve për përmirësimin e kryerjes së regjistimit të pasurive të paluajtshme, e cila administrohet në formate dixhitale dhe manuale.Një tjetër vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave është ai i nxitjes së punësimit për personat me aftësi të kufizuar, përmes finacimit ndaj tyre. Në këtë vendim saktësoheshin edhe lehtësirat për aplikimin dhe përfitimet e PAK.Gjithashtu Këshilli i Ministrave ka vendosur edhe për shkarkimin e Frrok Çupit, nga posti i kryetarit të Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës. Sipas vendimit, propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës.