Ekstradohet nga Italia Romualdo Xhuvelaj, i arrestuari për trafik droge

U ekstradua paraditen e sotme, 8 muaj pas arrestimit të tij në Itali, 36 vjeçari Romualdo Myqerem Xhuvelaj, nga Vlora. I ekstraduari Romualdo Xhuvelaj, është arrestuar më 7 gusht të vitit 2013, për trafikim të lëndëve narkotike.Xhuvelaj dyshohej se në bashkëpunim me shtetasit Dorjan Çela, Antonio Muho, Sokol Muho, Erjon Kasemi, Qazim Nebiu dhe Konstandin Shani, në nëntor të vitit 2012 kanë tentuar të trafikonin një ngarkesë prej 1 ton e 115 kg lënde narkotike Canabbis Sativa, nga Vlora drejt Italisë.Arrestimi i tij u bë i mundur në gusht të vitit të kaluar, pas një bashkëpunimi mes Interpol Tiranës me Interpol Romën. Për shtetasin Xhuvelaj është caktura  arrest me burg, për kryerjen e veprës penale penale "Trafikimit të narkotikëve e kryer në bashkëpunim".36 vjeçari i është dorëzuar ditën e sotme përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në aeroportin “Nënë Tereza”./jç/oranewsonline/