Berisha: Heshtja kriminale që akuzon Edvin Kristaq Ramën!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për heshtje mafioze në dy rastet e sulmeve ndaj familjes së kreut të komunës Farkë, Fatbardh Plaku. Në një reagim në rrjetin social fb, Berisha thekson se kjo është një heshtje kriminale që akuzon Ramën për implikim, me veprim apo mos veprim, në këto akte të shëmtuara terroriste, destabilizuese për vendin.Reagimi i plotë i Berishës:Të dashur miq, pas sulmit terrorist në orën 3 të mëngjesit para një muaji ndaj kryetarit demokrat të komunës së Farkës dhe kryetarit të shoqatës kombëtare të komunave të Shqipërisë z. Fatbardh Plaku, dje bandat e qeverisë derdhën breshëri kallashnikovi mbi femijët e tij tek ktheheshin nga shkolla. Në të dy rastet Edivin Kristaq Rama zbatoi kodin e mafies dhe kodin e heshtjes vetëm e vetëm se Fatbardh Plaku është qeveritar vendor demokrat dhe Farkën, të lakmuarën e madhe, duhet me çdo kusht ta qeverisë Rama me mafien e tij.Kjo është një heshtje kriminale që akuzon Ramën për implikim, me veprim apo mos veprim, në këto akte të shëmtuara terroriste me potencial të rrezikshëm destabilizues për vendin. Policia vërtetë sot njofton se ka marrë në mbrojte kryetarin e komunës se Farkës z. Fatbardh Plaku, por nuk thotë pse dhe me urdhër të kujt i refuzoi kërkesën për mbrojtje pasi e gjuajtën me antitank shtëpinë e tij.Qytetare dhe qytetarë, është koha që me protestën tonë të fuqishme të ndahemi nga Edi Rama dhe bandat e tij qeveritare!!