Aksident në aksin Burrel-Klos, furgoni përplaset me veturën, plagosen 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2014, 17:45
Burrel- 4 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Burrel-Klos.Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, ku një furgon pasagjerësh është parplasur më një veturë.Si pasojë, 4 persona, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, kanë mbetur të plagosur dhe janë trasnportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.