PS: Opozita kërkon llogari për dështimet e saj

Partia Socialiste reagoi ndaj akuzave të Partisë Demokratike për legalizimet. Deputeti, Pjerin Ndreu, në një deklaratë për mediat tha se opozita po kërkon llogari për dështimet e saj kur ishte në qeverisje. Sipas tij qeveria Rama ashtu siç kishte premtuar do t’i kryejë legalizimet, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e procesit.Deklarata për mediat e deputetit të PS, Pjerin NdreuPasi ju doli turpi për çka nuk kanë bërë tetë vjet rresht, kanë filluar të na kërkojnë edhe llogari për dështimet e tyre.Premtuan tetë vjet rresht legalizime e sot që legalizimet po kryhen, derdhin lot krokodili.Nga projektligji i ri përfitojnë legalizime falas plot 67 mijë familje në Shqipëri.Ashtu siç kemi premtuar, kjo qeveri do i kryej legalizimet.Maxhoranca i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të bëhen pjesë e këtij procesi dhe me qetësi të presin dhe të mbështesin ekipet e ALUIZNI-t në Kamzë e në periferitë e Tiranës, në Paskuqan e në Kënetën e Durrësit, në Lezhë e Shkodër, në Elbasan e buzë Gjanicës në Fier, Në Vlorë e në Sarandë.