Hollandë, debati i parë televiziv "live" për kreun e Komisionit Europian

Hollandë -4 rivalë në garën për punën më të mirë e më të lakmuar në Bruksel, Presidenti i Komisionit Europian, janë përballur të hënë në një debat televiziv, që transmetohej për herë të parë live në të gjithë botën. Debati që u zhvillua në Universitetin e "Maastricht" në Hollandë, përballi 4 kandidatët në garë, ndonëse kandidati i të majtës europiane, Alexis Tsipras, refuzoi të merrte pjesë. 4 kandidatët u përplasën në këtë debat të gjatë për ekonominë dhë për të ardhmen e Bashkimit Europian. Zgjedhjet e muajit maj për parlamentin europian pritet të fitohen nga partitë euroskeptike dhe ato të ekstremit të djathtë. Presidenti aktual i parlamentit europian është i vetëdijshëm se nga këto zgjedhje mund të ketë një ndryshim radikal në përbërjen e dhomës.debati holland5"Problemi në zgjedhjet europiane është tendenca e qytetarëve për të mos i parë këto zgjedhje si serioze, por nëse nuk i marrin seriozisht, do të kemi më shumë njerëz, jo serioz në parlament. Për mua si gjerman, është e paimagjinueshme që një parti naziste të ulet në PE dhe të propagandojë ideologjinë e Adolf Hitlerit", tha Martin Schulz, kandidati i Partisë Socialiste Europiane në këtë debat të parë.Ndërsa kandidati i Partisë Popullore Europiane, ish-kreu i Eurogrupit, Jean Claude Juncker, u përqëndrua tek kriza aktuale politike e ekonomike në Europë, kryesisht në Ukrainë :"Ata që aktualisht po e kritikojnë ndërhyrjen e Europës si shumë të dobët, janë ata që duan të shohin luftë sepse kjo është alternativa e vetme, përveç sanskioneve. Ne besojmë tek fuqia e dialogut dhe presioni ndaj Rusisë".Kandidati tjetër, Guy Verhofstadt, i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve, i bëri thirrje BE që të bëjë më shumë presion ndaj presidentit rus Vladimit Putin. Përballja mbi krizën mes Rusisë dhe Ukrainës, çoi në një tjetër debat, furnizimi i Europës me gaz rus. Në fund, 4 kandidatët në garë për president të KE-së, parashtruan vizionin e tyre për të ardhmen e Europës, cfarë do të bënin nëse do të përgjidhen president të Komisionit Europian. Sikurse ka ndodhur edhe në zgjedhjet e mëparshme, presidenti i ri nuk do të zgjidhet menjëherë. Por sipas Traktatit të Lisbonës, Këshilli i Europës, të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive, do të duhet të marrin në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve për parlamentin, ndërsa bëjnë zgjedhjen e tyre.