3 muaj pa ndihmë ekonomike, 400 familje në Lezhë kërkojnë zgjidhje emergjente

400 familje të Komunes Balldre, në Lezhë, që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë paaftësie, nuk janë paguar prej tre muajsh. Shkak për këtë situtë është bërë mosmbledhja e Këshillit të Komunës për të shqyrtuar listën e familjeve, që e përfitojnë këtë ndihmë.Këta të fundit kanë reaguar për vonesat e krijuara. Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje, ose në të kundërt në ditet në vijim do të bllokojnë zyrat e komunës.Problemi është pranuar edhe nga kryetari i komunës Balldre, Zef Doçi, i cili i ka bërë thirrje këshilltarëve që të marrin pjesë në mbledhje dhe mos të bëhet politikë me familjet në nevojë.Zgjidhja e vetme për t'i dhënë fund këtij problemi është ndërhyrja e prefektit, për të cilën komuna e Balldrenit ka bërë të ditur se e ka vendosur në dijeni të situatës së krijuar./nzh/oranews online/