Ruli: PD nuk ka nevojë për ribërje, të njihen kontributet

Tiranë- Deputeti dhe ish-ministri në dy mandatet e qeverisë Berisha, Genc Ruli në një intervistë për Ora News deklaroi se nuk është kundër prurjeve të reja,  por sipas tij, çdokush duhet të promovohet në bazë të meritave.Ai u shpreh kritik për zhvillimet në parti dhe udhëzimin e Bashës për zgjedhjetDuke u ndalur në zhvillimet branda selisë blu, Ruli deklaroi se do të kandidojë për kryetar dege të PD-së, përkundër udhëzimit të kreut Basha që përjashton deputetët, të zgjedhurit vendorë të djathtë, krerët e degëve që nga 2009-a dhe ata që arritën rezultate të dobëta më 23 qershor."Më rrjedh si detyrim i ligjshëm, jam njeri me jetë të vjetër në këtë parti. I kam dedikuar asaj me të gjitha pozicionet që ka pasur, kontributin dhe aftësitë e mia. Jam nga njerëzit që jam munduar të promovoj me të gjithë punën time si politikan, të rinjtë, sidomos kur ingranohen natyrshëm në parti, me një investim dhe dedikim të tyrin në politikë“deklaroi ai për gazetarin Nertil Agalliu.Sipas deputetit demokrat partitë janë realitete historike dhe nuk mund të bëhen dot kurrë nga e para. Një humbje beteje në jetën poltike të një partie është më mirë ta shohësh në aspektin pozitiv, theksoi ai, sesa ta shohësh me syrin se kush duhet gjetur për tu lavdëruar dhe kush duhet ndëshkuar."Nuk mendoj që ka vullnet apo aftësi për të bërë një parti ndryshe dhe nuk ka nevojë për ta bërë. Partitë janë realitete historike, nuk ribëhët dot kurrë nga e para. Artikulimi për figura të reja nuk është i formës që figurat e vjetra ishin barra e partisë. Por sigurisht është nevoja e natyrshme, pas një refleksioni pas një humbje që iu desh kohë dhe asaj për të kuptuar arsyen. Është kosto e 8 vite qeverisje. Një humbje beteje në jetën poltike të një partie është më mirë ta shohësh në aspektin pozitiv, sesa ta shohësh me syrin se kush duhet gjetur për tu lavdëruar dhe kush duhet ndëshkuar. Sigurish ka njerëz siç duan në momentet e lavdisë të gllabërojnë një pjesë të asaj lavdie dhe për veten e tyre, duan dhe në momentin e humbjes të gllabërojnë një pjesë të pushtetit për veten e tyre, ose një pjesë të lavdisë të të munguarit. Ka opinione në PD, shikimi i përgjithshëm nuk kalon në ekstrem, ngelet në të veçanta të shikimit të secilit“përfundoi Ruli. ruli(Deputeti Genc Ruli gjatë intervistës me gazetarin Nertil Agalliu)Reforma territorialeOpozita ka ende në dorë mjetet kushtetuese që reforma për ndarjen territoriale të mos realizohet me këtë arrogancë dhe qëllim dinak të mazhorancës ,thotë Ruli. Ai shton se  ngutja e mazhorancës për ta përmbyllur e vetme nuk lidhet me asgjë tjetër përveçse zgjedhjet e ardhshme vendore. Në Ora New, Ruli tha se edhe nëse reforma miratohet në Kuvend, nuk do ti rezistojë kohës."Opozita është e ndërgjegjshme, vendi ka nevojë për një reformë administrative për të riparë të gjithë strukturën dhe modelin e qeverisjes vendore, për të shkuar deri në ndryshimet kushtetuese nëse është nevoja. Por një reformë e tillë mund të bëhet vetëm me një konsensus të gjerë, jo vetëm politik, por dhe me aktorët e tjetër. Formati në të cilin ka ndjekur deri tani mazhoranca ka qenë i përjashtimit të opozitës, dhe jo angazhimit, tej asaj që dëgjohet si retorikë. Nuk ka afat të paracaktuar dhe s‘ka rënie këmbane urgjencë. Reforma të tilla janë aq të rëndësishme që vetëm elementin e urgjencës nuk duhet të kenë mes tyre. Për më tepër që është reformë që ka impakt në mënyrën si menaxhohet shteti në të gjitha nivelet e tij, rritjen e eficencës së shërbimeve që i ofron qytetarit por në fund të fundit prek dhe atë që është hartë elektorale. Problemi është arroganca me të cilën imponohet tempi i reformës pa pranuar mirëfilltazi konsensusin dhe objetkivin kryesor për çfarë e bëjmë këtë reformë. Ne duam një reformë terësore, jo vetëm ne aspektet e ligjit organik por në radhë të parë cilat do jenë kompetencat që do transferohen në pushtetin vendor, cilat do jenë zonat ekonomike, etj. Kërkon përthyerje të të gjitha aspekteve. Dhe është reformë që nëse bëhet sot, minimumin e testit të provës e ka për një dekadë. Reforma nesë bëhet i qëndron kohës në të ardhmen. U bë me ngut duke kërkuar pjesmarrje me ngut në komision, deri diku thuhej me të drejtë vetoje në komision por pa garantuar që ajo çka prodhohej si ligj, e tillë votohej dhe në parlament. Dhe dinakëria për ta futur me një axhendë të shpejtë, duke e justitifikuar si një nga kushtet e integrimit që nuk është fare e tillë tregon ngutjen për diçka tjetër, ngutjen për zgjedhjet elektorale që janë vitin që vjen. Arroganca dhe vetëbindja që është zotërimi i shumicës së votave në parlament ty të bën të bësh gjithçka. Edhe nëse miratohet nuk do jetë ajo reformë që do ti rezistojë kohës. Kushtetuta lë hapësira të mjaftueshme për marrjen e mendimit paraprak. Populli ka të drejtë të reagojë duke kërkuar referendum. Opozita ka ende mjete kushetuese në dorë që kjo reformë të mos realizohet me këtë arrogancë dhe qëllim dinak“ deklaroi ai.