Skandali/ CEZ faturon ajrin, 600 mijë lekë për shtëpinë që nuk ekziston
Tirane- Një qytetar në Tiranë denoncon CEZ se i ka faturuar 600 mijë lekë drita për një shtëpi që nuk ekziston fare.Historia e Kujtim Dybelit u denoncua mbrëmë në emisonin "Alarm" të Ora News.E gjitha nis në 17 tetor 2005 kur banesa prishet. Megjithatë CEZ vazhdonte të priste fatura aforfe për një objekt që nuk ekzistonte.Nga viti 2005 deri në nëntor 2007, në kontratën në emër të Dybelit është ndërprerë faturimi, por më pas i është vënë aforfe deri në prill 2010.Borxhin ndaj CEZ Dybeli e mëson kur shkon për të hapur një kontratë për vëllanë e tij shumë vite më pas .Sipas zyrtarëve të CEZ nëse një abonent nuk paguan energjinë për 2 muaj atëherë CEZ ndërpret energjinë elektrike, ndërkohë që në rastin e Dybelit faturat kanë vazhduar aforfe me çmime të kripura.Dybeli thotë se nuk pranon të paguajë dhe do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore pasi faturisti i cili ka prerë këto fatura duhet të paguajë këtë faturë por dhe të përgjigjet penalisht për këtë veprim.Denoncimi i plotë në emisionin "Alarm"