Elvana Gjata kthehet "old school"

Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këto ditë disa nga fotot e saj më të reja gjatë një seti fotografik që ajo po zhvillon jashtë vendit.Elvana kësaj here vjen me një stil old school, stil në të cilin e kemi parë shpesh kohët e fundit.Ajo kishte veshur  një fund dhe bluzë të shkurtër ngjyrë portokalli, dhe flokët e gjatë i kishte mbledhur me një fjongo blu me motive.