PD: Mori ryshfet në provime, Rama e emëroi mësues
Tirane- PD denoncoi ato që i konsideron hapat mbrapa në arsimin publik. Sipas PD-së një i dënuar për ryshfet në provime është emëruar mësuesi gjimnazit "Naim Frashëri" në Fier.“Pasi emëroi në krye të drejtorive arsimore radhën e militantëve më të epur socialistë, pasi i detyron mësuesit të mbushin formularë me vlerësime e superlative për shefat e tyre, nën diktat e me dhunë, tani ka ardhur koha që mësimdhënësit e dënuar nga drejtësia për korrupsion, të arsimojnë fëmijët tanë.Në gjimnazin Naim Frashëri në Fier, rilindja e arsimit të Edi Ramës, ka emëruar mësues gjuhe Enertin Dheskalin, të dënuar nga gjykata e Vlorës me dy vite burg për korrupsion” denoncoi sot zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi.Sipas PD Dheskali, kur ishte pedagog në Universitetin e Vlorës, merrte para në këmbim të notës në provime. 70 mijë lekë për notë kaluese, 100 mijë lekë për notë të mirë. Policia dhe prokuroria zbuluan mekanizmin dhe e arrestuan Dheskalin.Gjykata e rrethit e dënoi me dy vite burgim dhe 600 mijë lekë gjobë, ne vitin 2009. Një vit më pas, Gjykata e Apelit të Vlorës, e la në fuqi të njëjtin vendim, duke i dhënë dënimit formë të prerë.


(Në foto vendimet e bëra publike nga PD-ja)/sg/oranews online/