Sarandë, kapen 700 kg drogë, vinte nga Lazarati

Sarande- Policia e rendit dhe ajo kufitare Sarandë, në bashkëpunim me policinë e Delvinës dhe FNSH kanë sekuestruar rreth 700 kg marijuanë që sapo kishte mbërritur nga Lazarati.Lënda narkotike u arrit të kapej në fshatin Varfaj të Delvinës, në vendin e quajtur “Bushet”.Droga vinte nga Lazarati dhe ishte transportuar përmes malit të Sopotit, ndërkohë që destinacion përfundimtar ishte Greqia.Sipas burimeve policore, operacioni kishte nisur të hënën dhe u arrit të finalizohej në orët e para të ditës së martë. Policia nuk ka mundur të vendosë në pranga asnjë nga autorët e transportimit dhe fshehjes së kësaj sasie të madhe droge, ndërkohë që po punon për identifikimin e tyre.Prej fillimit të vitit, në Sarandë dhe Delvinë janë sekuestruar rreth 1.3 ton marijuanë, ndërkohë në Igumenicë, Prevezë e Korfuz, vende ku trafikohet droga nga Saranda, janë sekuestruar 3.8 ton./sg/oranews online/