Halle Berry merr çmimin “Jenesse” për punën humanitare
Aktorja Halle Berry ka fituar çmimin e nderit për punën e saj humanitare në ceremoninë gala të titulluar “Fuqia e femrave” në Hollywood.Përveç saj, me çmim janë nderuar Catherine Heigl, këngëtarja dhe aktorja Queen Latifah dhe ylli i serisë 'Desperate Housewives' Felicity Huffman, sipas raporteve të medias amerikane.Aktorja 46-vjeçare, Barry, e cila kishte vuajtur nga dhuna në familje në të kaluarën, ka marrë çmimin për punën e saj në organizatën qendra “Jenesse”, e cila lufton kundër dhunës.'Unë kurrë nuk do ta lë këtë vend', tha aktorja duke marrë çmimin.Huffman fitoi çmimin për punën e saj humanitare në luftën kundër kancerit të gjirit. Aktoren Berry nga fundi i këtij muaji do të mund ta shohim në filmin e ri 'Cloud Atlas'.Ndërsa kohë më parë e fejuara e aktorit, Olivier Martinez, Berry, u dërgua me urgjencë në një spital në Los Angeles pasi që fituesja e “Oscarit” u plagos gjatë xhirimit të filmit të saj të fundit. Sipas informatave deri tek cilat kanë arritur mediat, aktorja është plagosur gjatë një skene aksion të filmit "The Hive", kur ajo ra në trotuar betoni dhe vrau kokën, por pas disa ditësh kishte dalë nga spitali.