Rekord pjesmarrje në Oscar, 71 shtete dorëzojnë filmat e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 17:16
Oscar ka shënuar një numër rekord filmash për eventin e radhes. Akademia e Filmit në Los Angeles njofton se 71 shtete kanë dorëzuar filmat e tyre për të garuar në kategorinë për Filmin më të mirë të Huaj, për çmimet prestigjioze të filmit, Oscar.Në mesin e filmave të dorëzuar ka filma nga Afganistani, Azerbajxhani, Bosnja, Kroacia, Rusia, Serbia, Kazakistani, Kirgizia dhe Ukraina.Një komitet i përbërë nga anëtarët e Akademisë do ta bëjë përzgjedhjen e pesë filmave që zyrtarisht do të jenë të nominuar për Oscar, i cili konsiderohet një prej çmimeve më prestigjioze të filmit në botë.