Rowling hedh në treg librin e parë për të rritur

Autorja e njohur e librave për fëmijë të Harry Potterit, J.K.Rowling ka botuar librin e saj të parë për të rritur,i dalë në shitje në Britaninë e Madhe.

I publikuar pesë vjet pas lëshimit në shitje të librit të shtatë dhe të fundit të Harry Potterit, "The Casual Vacancy" ka marrë kritika të përziera, por ende vazhdon të jetë një prej librave që pritet të shitet më së shumti këtë vit në Britani. Sipas kritikëve novela i ofron lexuesit një tregim për varfërinë, ambiciet dhe rivalitetin në një fshat anglez.

Nga ana tjetër, librat e Harry Potterit të kësaj autoreje janë shitur në më shumë se 450 milionë kopje anë e mbanë botës, duke e bërë Roëling autoren e parë miliardere në botë.