Lindsay Lohan dhunohet në dhomën e hotelit
Problemet nuk kanë të sosur për Lindsay Lohan-in. Aktorja 26 vjeçare është parë të shtunën në darkë në një klub në New York. Atje Lindsay ka takuar Christian LaBella-n dhe e ka ftuar me pas ne dhomën e saj te hotelit.Sapo kane shkuar në dhomë, dy të rinjtë kanë debatuar pasi aktorja ka zbuluar se ai e kishte marrë foto të sajat në telefonin e tij. Kur ajo ka tentuar t`i marrë telefonin, Christiani e ka kapur për fyti dhe është munduar ta mbysë.Burime nga policia thonë se Lindsay ka shtypur alarmin kundër zjarrit dhe ka mundur të dalë nga dhoma. Policia ka mbërritur shpejt dhe ka arrestuar te dyshuarin. Gjithsesi pas një hetimi më të detajuar Christian LaBella është lënë i lirë. Edhe vetë Lindsay, e cila tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, ka folur me policinë dhe ka bashkëpunuar në hetim.