Dhuna në burgjet greke, Nishani-Meimarakis: Do jepet drejtësi

Dhuna dhe troturat në burgjet greke, kanë qenë temë diskutimit që presidenti Nishani zhvilloi sot me kryetarin e Parlamentit grek Vangelis Meimarakis.Zyra e shtypit sqaron se në bisedimet e zhvilluara në Presidencë është bërë e ditur se këto episode të rënda nuk mund dhe nuk duhet të cënojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kanë shprehur bindjen se do të jepet drejtësi.“Në lidhje me episodet e rënda, ndodhur së fundi në burgjet greke, të dy bashkëbiseduesit vunë në dukje se këto incidente, sado serioze, nuk duhet dhe nuk mund të cenojnë marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë dhe shprehën besimin e plotë në trajtimin e tyre me objektivitet nga institucionet e vendit fqinj dhe se ata do të japin drejtësi, ” thuhet në njoftimin e presidencës.Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve “do të avancojnë si shprehje e vullnetit të dy vendeve dhe popujve tanë, duke shtuar se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit reciprok.”presidentiii3 Presidenti e konsideruar me fat faktin që Greqia mban Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë moment kur pritet marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor. Nga ana e tij Kryeparlamentari grek Meimarakis, u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në qershor, bazuar në rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian, mbetet gjithashtu një sfidë prioritare edhe për Presidencën Greke.presidentii2 Vdekja e Ilia Karelit ne burgjet grekeNjë shqiptar, Ilia Kareli gjeti vdekjen në fund të marsit në burgjet greke pas torturave të shkaktuara nga gardianët të cilët morën hakun e shokut të tyre.Pamjet filmike të tranmetuara nga mediat greke vërtetuan dhunën që ishte ushtruar mbi shqiptarin i cili kishte vrarë një gardian. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë janë në process gjyqësor disa gardianë.Vizita e MeimarakisKryetari i Parlamentit të Republikës Greke, Vangelis Meimarakis ndodhet në Shqipëri në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së XII-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane. Ai është ftuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.