Riatdhesohen 35 azilkërkues, Anglia: Do kthehen të tjerë

Tiranë- Në kuadër të një operacioni të përbashkët ndërmjet strukturave tё zbatimit tё ligjit Britanike dhe Franceze, nё bashkёpunim me Policinё e Shtetit, sot rreth orës 15:10, u kthyen në Shqipëri 35 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Britani dhe Francë.Me një avion të posaçëm, u kthyen 25 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Britani dhe 10 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Francë, nga kёto 32 janё meshkuj dhe 3 femra.Në Aeroportin Ndёrkombёtar “Nёnё Tereza” nё Rinas, gjatë procesit të kthimit të shtetasve shqiptarë ishte i pranishёm Zv/Ambasadori i Britanisё nё Shqipёri, Stephen Hickling, si dhe Shefi i Komisariatit tё Policisё sё Kufirit e Migracionit Rinas,Ermal Milori, tё cilёt u kërkuan gjithë shtetasve shqiptarë të respektojnë lëvizjen e lirë.Shefi i Komisariatit tё Policisё sё Kufirit e Migracionit Rinas theksoi angazhimin qё ka ndёrmarrё vendi ynё qё të respektojë të gjitha detyrimet që vijnë nga bashkëpunimi që ka me Komunitetin Europian, për sa i përket lëvizjes në hapsirën Shengen, si dhe u kёrkoi tё gjithё shtetasve shqiptarё qё lёvizin nё zonёn shengen qё tё respektojnё rregullat e lёvizjes sё lirё, pasi mosrespektimi i tyre i penalizon, duke mos i lejuar qё tё lёvizin mё nё kёtё zonё pёr njё afat tё gjatё kohor. Po ashtu vuri nё dukje angazhimet qё ka ndёrmarrё policia kufitare, ku nё kёtё kaudёr ka trajnuar dhe një trupё policore për të bërë shoqërimin e këtyre personave nga shtetet, ku ata janë deportuar dhe më pas për t’u riatdhesuar në Shqipëri.Ndёrkohё Zv/Ambasadori britanik,Stephen Hickling, duke falenderuar autoritet shqiptare tё Policisё Kufitare dhe tё Ministrisё sё Punёve tё Brendshme pёr bashkёpunimin, theksoi faktin se “do tё vijojё procesi i kthimit tё tё gjithё atyre shtetasve shqiptarё, qё do tё evidentohen me qёndrim tё parregullt, duke thyer kёshtu rregullat e emigracionit. Kёto operacione janё mesazhi mё i qartё pёr tё gjithё ato qё thyejnё rregullat”.Pёr tё gjithё tё kthyerit do tё vijojnё procesi i intervistimit nga ana e Policisё sё Kufirit e Migracionit.