Ukraina vret 5 separatistë pro-rus, Rusia fillon stërvitjen ushtarake
Pas vrasjes së pesë separatistëve pro-rusë nga forcat ukrainase, paraditen e sotme, vijnë edhe reagimet e para nga Rusia. Ajo ka urdhëruar akzivizimin e forcave ushtarake të cilat ndodhen në kufi me Ukrainën, si përgjigje ndaj ngjarjes së ndodhur.Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Moska ishte “e detyruar të reagojë”, pasi komandot e Ukrainës u zhvendosën në zonën e separatistëve në Sloviansk.Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar më parë Ukrainën për “pasojat”. Separatistët pro-rus kanë zënë ndërtesat kryesore në disa qytete lindore, duke sfiduar kështu qeverinë qëndrore.Ministri Shoigu është shprehur për agjencinë e lajmeve, Interfax: "Nëse ky instrument ushtarak nuk ndalohet, do të rris numrin e të vdekurve e të plagosurve. Ne jemi të detyruar të reagojmë me një zhvillim të tillë të situatës."
Stërvitjet ushtarake do të bëhen në zonat jugore dhe perëndimore të Rusisë, tha ministri Shoigu, duke shtuar se "forca ajrore do të kryejnë fluturime për të trajnuar për manovrave përgjatë kufijve shtetërore".
Ndërkohë paraditen e sotme Ministria e Brendshme e Ukrainës, deklaroi se "Gjatë përleshjes së armatosur u eliminuan deri në pesë terroristë,", duke shtuar se një person ishte plagosur në anën e forcave qeveritare.