INUK aksion në Ksamil, shemb dy banesa me shpërthim të kontrolluar

Dy objekte të paligjshme të ndërtuara para disa vjetësh në ishujt përballë Ksamilit  janë shembur përmes shpërthimit të kontrolluar me  tritol mesditën e së mërkurës.Rreth orës 15.00  është dhënë komanda ZJARR për 2 shpërthimet që kanë rrafshuar këto dy ndërtime të paligshme në zonën e ishujve.