SHBA, farmacitë nuk shesin qetësues për të dënuarit me vdekje

Dënimi me vdekje rikthehet sërish në qëndër të vëmëndjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo jo për faktin nëse është i drejtë apo jo, por për shkak të mungesës së ilaçeve e drogës së nevojshme, që dënimi me vdekje të jetë sa më human.Kompanitë e ndryshme farmaceutike në SHBA, nuk pranojnë të shesin të tilla drogëra e të tilla ilaçe, pasi nuk duan të përfshihen në të tilla raste, duke theksuar madje se janë kundër këtyre mënyrave të vjetra të dënimit.Në Oklahoma aktualisht është pezulluar dënimi me vdekje për 2 të dënuar: për Clayton Lockett, i cili ka përdhunuar e më paska vrarë një grua dhe për Charles Warner, i cili ka përdhunuar dhe vrarë një fëmijë. Kjo për shkak sepse shteti e ka të pamundur të sigurojë drograt e nevojshme për injektimin që do të çonte më pas në vdekjen e shpejtë dhe pa dhimbje të të dënuarit me vdekje.Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çdo i dënuar me vdekje, ka të drejtë të dijë më përpara se si do të vdesë apo nga çfarë, por gjithnjë e më shumë autoritetet përkatëse po e mbajnë sekret këtë gjë, qoftë edhe listën e ilaçeve që përdorin. Vëmendja ndaj këtyre rasteve u rrit sidomos pas janarit të këtij viti, ku i dënuari Dennis McGuire, vuajti për më shumë se 20 minuta pasi droga nuk po jepte efektin e duhur.E ndërsa kushtetuta i mbron të dënuarit në Amerikë nga dënimi me vdekje me tortura ç'njerëzore e të pazakonta, tashmë kritikët kanë kërkuar edhe një moratorium mbi dënimin me vdekje. Që nga viti 2011, firma të ndryshme farmaceutike në Europë nuk pranojnë ti shesin SHBA-ve ilaçe që shërbejnë për ekzekutime me vdekje të të burgosurve.Gjykata e Lartë në SHBA, riktheu në fuqi dënimin me vdekje në 1976. Që nga ajo kohë, më shumë se 1300 persona janë ekzekutuar ndërsa 3 mijë të tjerë janë në pritje të ekzekutimit. Dënimi me vdekje është në fuqi në 32 shtete ndërsa mënyrat e ekzekutimit janë të ndryshme si injeksionet vdekjeprurëse, që janë edhe më të përdorurat, karrigia elektrike, dhoma e gazit, varja apo skuadra e pushkatimit.