“Malaysia Airlines” ende asnjë gjurmë nga avioni i zhdukur

Është vënë në dyshim siguria dhe profesionalizmi i kompanisë ajërore Malaysia Airlines, jo vetëm pas humbjes së avionit më 8 mars me 239 persona, por sepse linjat e kësaj kompanie shumë shpesh shënojnë incidente ajrore.Pas zhdukjse së avionit të nisur nga Kuala Lampur drejt Pekinit, një tjetër fluturim i Malaysia Airlines ka pësuar një incident. Avioni ishte nisur nga Kulala Lampur me destinacion Indinë, por është detyruar të kthehet pas, sepse gjatë udhëtimit i ka plasur një nga gomat.avioni1-655x230Në bordin e këtij avioni ndodheshin 159 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht nuk ka patur viktima, por ky inicident pason një tjetër të pak kohëve më parë. Pikërisht në muajin mars një tjetër fluturim i kësaj kompanie me destinacion Seulin bëri ulje të detyruar në Hing Kong për shkak të një defekti teknik.Të gjitha këto kanë rritur kritikat për kompaninë Malaysia Airlines, veçanërisht pas humbjes së avionit me 239 persona, kërkimet e të cilit vijojnë, edhe pse nuk ka ende asnjë rezultat. Nëndetësja e fundit e cila po kërkon në Oqeanin Indian edhe pse ka bërë thuajse dy të tretat e zonës së planifikuar për kërkim, nuk ka arritur të gjejë gjurmë të avionit.malaysia-3 malaysia-6Sipas autoriteteve Bluefin -21 ka nisur sot misionin e saj të nëntë, me shpresën se kësaj rradhe do të gjendet një përgjigje mbi atë se cfarë ka ndodhur me avionin. Në operacionet e kërkimit janë të paktën 10 aeroplanë ushtarakë dhe 11 anije, të cilat do të kërkojnë një zonë pothuajse 50.000 km katrore. Autoritetet paralajmëruan se kushtet e motit në zonën e kërkimit po përkeqësohen pasi po afrohej nje  ciklon tropikal. Ndërkohë ende ka mbetur një mister i madh, jo vetëm zhdukja e avionit, por edhe ndërrimi i itinerarit të tij.malaysia+2