Rihanna përdore me babain e saj!

Këngetarja e njohur Rihanna kohët e fundit ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme për shkak të angazhimeve që ka patur. Pjesën më të madhe të kohës ajo e ka kaluar në Londër përkrahë të dashurit Drake, I cili ende vazhdon turin e tij të koncerteve. Por edhe përse një divë e muzikës pop, e cila jo gjithnjë mund të ketë kohë të lirë, përsëri ajo ka arritur që të gjejë kohë edhe për babain e saj të quajtur Roland Fenty.Ata kanë darkuar në nje restorant në Santa Monica, dhe më pas janë fotografuar me një kafe në dorë. Ajo e cila e bëri këngëtaren që të dallonte, ishte dhe veprimi I saj. Edhe njëherë tjetër Rihanna ka provuar marrëdhënien e ngushtë që ka me të atin, pasi ata kanë ecur gjatë gjithë rrugës të kapur përdore.Gjithashut gjatë kësaj jave janë publikuar dhe prapaskenat e bashkëpunumit të saj të ri së bashku me Eminem, këngës 'The Monster'. Mund të themi se kjo e fundit e cila gjendet edhe në versionin video, ka rezultuar shumë e suksesshme dhe numëron me milliona klikime. Këtu Rihanna, është terapistja e Eminem I cili nuk ndihet mirë në këtë fazë të jetës. Ky është bashkëpunimi I tyre I tretë I suksëshëm. I pari ka qenë kënga 'I love the way you lie' ku protagonist në klip ka qenë dhe Megan Fox. Më pas ata kanë bërë dhe një këngë tjetër, që ishte vazhdimi I kësaj të parës.