Selena Gomez merret vendimi për fansin e saj të çmendur !

Aktorja dhe këngëtarja e njohur e Disneyt Selena Gomez, është fotografuar në nje formë të shkëlqyer në Los Angelos, dhe mesa duket e kishte harruar plotësisht atë që kishte ndodhur disa ditë më parë në shtëpinë e saj në Malibu. 21 vjecarja ëhstë parë e veshur me të errta, dhe me flokët e gjatë të lëshuar, si gjithnjë buzëqeshja e Selenës për Aparatet fotografike nuk ka munguar për ansjë moment.Kujtojmë se përpara disa ditësh, në shtëpinë e saj të re 3 milion dollarëshe ne Malibu një fans I këngëtares ka trokitur duke kërkuar që ta takojë, por mikja e saj tha se nuk ishte, më pas ky I fundit fshehurazi kishte vjedhur disa bizhuteri me vlerë, të cilat I janë kthyer krijueses së hitit 'Slow Down' në mënyrë të menjëhershme. Tashmë ëhstë zbuluar dhe identiteti I tij. Bëhet fjalë për një djalë 20 vjecar të quajtur Che Cruz. Ditën e mërkurë mësohet se gjykata ka marrë dhe vendimin e duhur për veprimin e tij.Përfaqësuesi I Selena Gomez ka dhënë një deklaratë ku pranoi se Che Cruz, nuk mund t`I afrohet as këngëtares dhe as shtëpisë së saj për 3 vite. Si dhe I është vënë nje gjobë të cilën duhet ta paguajë. Përsa I përketë këngëtares ajo kishte lënë gjithcka në duart e drejtësisë dhe nuk ka dashur që të jetë në brendësi të kësaj cështje.