Prezantuesi i famshëm Letterman largohet nga ekrani në 2015
Prezantuesi i famshëm televiziv David Letterman ka njoftuar se do të heqë dorë nga televizioni në vitin 2015. Veterani i emisionit më të ndjekur amerikan “The Late Show with David Letterman” bëri një deklaratë të papritur të enjten gjatë emisionit.Letterman, 66 vjeç është një nga emrat më të mëdhenj në televizionin amerikan. Ai ka shpenzuar 21 vjet në rrjetin televiziv CBS, dhe 11 vjet të tjera me “Late Night” në NBS. Ai tha se i kishte njoftuar shefat e CBS se do të largohet pas një viti, kohë kur i skadon edhe kontrata e tij aktuale.Duke iu referuar bosit të CBS Leslie Moonves, Letterman i tha audiencës së tij : "I telefonova Leslit vetëm para programit dhe i thashë që je i madh, rrjeti është i madh, por unë do të heq dorë”.Letterman falënderoi të gjithë fansat, ata që e kanë ndjekur, ata që kanë bashkëpunaur me të ngushtësisht, stafin dhe të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë.Leterman është i njohur për karakterin e veçantë në intervistat e tij me të ftuarit, ku janë të ndërthurura ironia me humorin.Ai e filloi karrierën në një radio lokale, me një emision ku njerëzit tregonin dhe bisedonin histori të ndryshme, më pas në një televizion lokal me të njëjtin format, para se të bëhej pjesë e një trupe komedie në një seri te CBS në vitin 1978. Dy vjet më vonë drejtoi një program mëngjesi në NBC.“Late Night with David Letterman” filloi të shihet nga shumica si pasardhës i emisionit te The Tonight Shoë I Johnny Carson.Shumë personazhe të njohur të botës hollivudiane kanë qenë nën presionin e sarkazmes së Latterman, por janë pikërisht ata që i kanë shkruar edhe fjalët e para për yllin televiziv pas deklarates së largimit nga ekrani.Shfaqjet më pikante dhe personazhet më mbresëlënëse kanë qenë shumë por të paharrueshme janë disa. 20 vjet më parë Madonna e ftuar në emisionin e tij ndezi një puro dhe filloi ta joshë Latterman. Kjo ka mbetur në mendjen e publikut, por edhe Drew Barrymore e cila sapo kishte lindur vajzën e saj të parë dhe bëri një kërcim shumë pikant mbi tryezën e tij.