Nicki Minaj takon fansen 5 vjecare me kancer !
Këngëtarja e njohur e rrymës muzikore hip Hop NIcki MInaj ka arritur qe të bëjë realitet ëndrrën e vajzës 5 vjecare me kancer e cila udhëtoi së bashku me nënën e saj nga Washingtoni, për në studion ku rregjistron NIcki e cila ndodhet në New York.
Qëllimi ishte që Miyah te takonte idhullin e saj , pasi ajo nuk do të jetojë për një kohe të gjatë. E vogla është parë me një paruke ngjyrë rozë, e njëjtë me ato që Nicki MInaj përdor shpesh.
Gjatë kësaj kohe që kanë qëndruar së bashku ato kanë shkepur fotografi të cilat edhe vetë krijuesja e hitit 'Super Bass ' I ka postuar nëpër profilet e sja të rrjeteve sociale. Gjatë bashkëbisedimit që kanë patur, nëna e 5 vjecares Miyah e ka falenderuar përzemërsisht këngëtaren për mundësinë qe I dha vajzës së saj për të kthyer në realitet këtë ëndërr. Nicki MInaj si gjithnjë ka treguar modestinë e saj duke, I kërkuar vajzës së vogël që t`I premtonte se do të vazhdonte të shkonte në shkollë rregullisht, dhe për asnjë arsyje nuk do ta linte pas dore.
30 vjecarja gjithashtu e komplimentoi Miyah duke thënë :"Je shumë e bukur edhe pa paruken ngjyrë rozë. Mos e harro asnjëherë, ti je neje vajzë shumë e bukur." Sigurisht që kur fjalë të tillla t`I thotë një person kaq I famshëm 5 vjecarja është stimuluar për tu treguar akoma dhe më e forte ne luftën me kancerin.