Amanda Seyfried realizohet ëndrra e saj për tu bërë imazhi i "Givenchy"
Aktorja e njohur Amanda Seyfried ka pozuar për revistën 'Glow' e cila do të publikohet muajin maj. Ajo realizoi një set të mrekullueshëm fotografik dhe ka pozuar për foton e kopertinës ku ndryshe nga zakonisht paraqitet serioze. Amanda ka ndarë me fansat e saj të gjithë lumturinë që ka ndjere teksa ju ofrua për të qenë imazhi I markës franceze 'Givechi`.
Amanda ka thënë se gjithnjë I kanë pëlqyer koleksionet e saj por asnjëherë nuk mendonte se do të reklamonte produktet e saj. Sic ka pohuar dhe në intervistat e dhëna më parë, ajo nuk mendon se është një femër e bukur, madje as që e dinte se ishte shumë e famshme pasi nuk ndihej e tille.'Ndihem shumë e emocionuar për këtë gjë. Asnjëherë nuk mendoja se do të ndodhte. Dua të them koleksionet e tyre më kanë frymëzuar gjithnjë, madje edhe I kam blerë por nuk e dija se do të me përzgjidhnin mua për tu bërë imazhi I tyre. Është një ëndërr e kthyer në realitet.' U shpreh yli I filmit 'Mean Girls'.
Kur u pyet se cfarë e tërheq më shumë ne koleksionet e kësaj marke, Amanda pranoi :"Më pëlqen gjithcka. Ti mund të veshësh një palë këpucë shumë të mëdha, dhe përsëri ngjan shumë femërore dhe me klas. Këtë gjë nuk e gëzojnë të gjitha këpucët. " Përsa I përketë koleksionit të ri që ajo do të reklamojë u shpreh :"Gjithcka është perfekte.Është një koleksion që I përshtatet cdo grupmoshe, shumë gjëra që mund t`I vesh unë mund t`I veshi dhe gjyshja ime dhe përsëri do të ngjante moderne."