Rita Ora publikon këngën 'I Will Never Let You Down'!

Kengëtarja e njohur Rita Ora pak kohë më parë bëri public lajmin se po punonte për klipin e saj tyë ri të quajtur 'I never let you down'. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të saj më të ri dhe të dytë I cili do të hidhet në treg brendas një periudhe të shkurtër kohore. Dhe më në fund është publikuar dhe kënga e saj më e re , të cilën shumë nga fansat e Ritës e kanë pritur me padurim.Mendohet se ky klip ka qenë dhe arsyeja kryesore përse kengëtarja ndryshoi dhe modelin e flokëve. Sic vihet re Rita Ora ka zgjedhur që të shfaqet me flokët e prera shkurt, dhe në një pjesë të tij e veshur me rozë. Këngëtarja gjithashtu paraqitet në disa skena me kapele të markës së njohur italiane 'Moschino' dhe duket se është një adhuruese e saj. Një tjetër arsyje përse Rita ëhstë shfaqur në këtë mënyrë është edhe për të vlerësuar koleksionin e ri të mikut të saj dizenjator, I cili ndër shumë këngëtare zgjodhi pikërisht Ritën dhe Katy Perryn për të sfiluar në passarelë me veshjet e reja.Edhe përse nuk është publikuar shumë kohë më parë kjo këngë, përsëri Rita Ora numëron klikime të mjaftueshme në YouTube. Duket se kënga ka rezultuar e pëlqyer dhe ajo nuk I ka zhgënjyer fansat as këtë herë.